Gërvalla: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë
13 nëntor 2023
| 13:08
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ajo përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se sulmi paraushtarak i Serbisë në Kosovë më 24 shtator ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë.
“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i Serbisë i shtatorit 24 ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla.