Gërvalla takim me Soreide, Norvegjia mbështet agjendën evropiane të Kosovës

26 maj 2021 | 16:51

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla gjatë një takimi virtual sot me homologen e saj norvegjeze Ine Eriksen Soreide, ka biseduar mbi zhvillimin ekonomik, mundësinë e tërheqjes së investimeve të huaja, menaxhimi i situatës me Covid-19 dhe nevoja për sigurim të vaksinave.

“Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka njoftuar ministren Soreide lidhur me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veçanërisht e ka njoftuar për prioritetet e politikës së jashtme dhe e ka falënderuar ministren Soreide për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës. Ndërsa, ministrja e Jashtme e Norvegjisë ritheksoi se vendi i saj mbështet agjendën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…