Gërvalla takohet me asistenten speciale të Bidenit
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është takuar në Amerikë me Amanda Sloat, asistente speciale e presidentit Joe Biden dhe drejtoreshë e lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me të cilën kanë biseduar edhe për agresionin në Banjskë.
“Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, ka shkruar Gërvalla në “X”.
Në takim, Gërvalla ka kërkuar nga zyrtarja amerikane mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Gjithashtu është trajtuar nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës dhe kërkova mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Kosovën”, ka shkruar ajo.