Gërvalla takohet me homologun turk, flasin për disa projekte në ekonomi
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Turqia, Hakan Fidan.
Sipas njoftimit të Ministrisë, ata diskutuan kryesisht rreth realizimit të projekteve të përbashkëta, në mes dy vendeve në fushën e ekonomisë.
“Partneriteti mes dy shteteve dhe mbështetja e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në fushën e sigurisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e takimit mes Ministres Gërvalla dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan”, u tha në njoftim.
Si përfundim, ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ministrja Gërvalla takon homologun turk, prioritet bashkëpunimi më i thellë bilateral
Një takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin diskutuan me theks të veçantë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.
Partneriteti mes dy shteteve dhe mbështetja e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në fushën e sigurisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e takimit mes Ministres Gërvalla dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan.
Ministrja Gërvalla gjatë këtij takimi shprehu falënderimin ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha si dhe e njoftoi homologun turk mbi progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë.