Gërvalla takon ambasadorin Hovenier, theksohet agjenda euroatlantike
21 nëntor 2024
| 11:50
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
MPJD ka njoftuar se takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ministrja Gërvalla ka ritheksuar përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
“Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë”, ka njoftuar MPJD.