Gërvalla takon ambasadorin Kosnett: Një Kosovë e fortë është interes i përbashkët

30 mars 2021 | 15:57

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, raportet ndërfqinjësore, si dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy popujve.

Pas takimit, Gërvalla ka thënë se ShBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm në politikën e jashtme të Kosovës.

“Kontributi i Shteteve të Bashkuara në raport me Republikën e Kosovës është vështirë i përshkrueshëm me pak fjalë, ngase përkrahja amerikane për lirinë tonë ka filluar përpara shumë dekadash. Një Kosovë e fortë, demokratike, ku zbatohet ligji dhe respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetar, një Kosovë me mirëqenie dhe e integruar në BE dhe NATO, është interes i yni i përbashkët”, ka deklaruar Gërvalla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori dhe komediani Lenny Henry se bashku me aktorët Chiwetel…