Gërvalla takon homologen nga Suedia, ja për çfarë biseduan

08 korrik 2021 | 15:31

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministren e Jashtme të Suedisë, njëherësh kryesuese e radhës së OSBE-së, Ann Linde.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të angazhimit të Suedisë si kryesuese e OSBE-së. Homologet kanë pasur rastin të shkëmbejnë mendime edhe për çështje bilaterale mes Kosovës dhe Suedisë.

Palët kanë diskutuar për prioritetet e Suedisë në kuadër të kryesimit të OSBE-së, duke vendosur theksin në konceptin gjithëpërfshirës dhe qasjen shumë-dimensionale që ndërthur çështje që lidhen me sigurinë politike, ekonomike, të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Duke folur për agjendën e grave, kryediplomatja Linde ka vlerësuar se Kosova është shembull i mirë i përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse duke përmendur pozitën e presidentes, ministreve e deputetet.

Ndërsa ministrja Gërvalla ka theksuar nevojën për inicim të projekteve të veçanta për të zbutur papunësinë e sidomos tek gratë. Në këtë drejtim e njoftoi homologen e saj me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të krijuar një klimë të përshtatshme për tërheqje të investimeve që do të mundësonin hapje të vendeve të reja të punës.

Në takim është theksuar edhe nevoja që të trajtohen me seriozitet çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, lirinë e medias si dhe nevoja për reformë zgjedhore.

Nga ana tjetër sa i përket bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe Suedisë, kryediplomatet kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve.  Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka theksuar se Kosova është shumë mirënjohëse për miqësinë dhe mbështetjen e madhe të shtetit të Suedisë në të gjitha fushat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Marka e njohur e bukurisë “KKW Beauty” për disa…