Gërvalla takon komandantin e KFOR-it, bisedojnë sigurinë në Kosovë

09 nëntor 2021 | 15:23

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajari.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, Gërvalla ka theksuar rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu, ajo ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in.

Ata kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast, ministrja Gërvalla, ka nënvizuar se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.

Në të njëjtën kohë, ministrja Gërvalla ka informuar gjeneralmajorin Kajari edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prezantimin e tij si trajner i Barcelonës, Xavi Hernandez…