Gërvalla takon në Berlin lobuesin e fuqishëm të Kosovës
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz është duke qëndruar për një vizitë në Gjermani.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i cili edhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që Kosova të futej në rend dite në takimin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës (KE) ka njoftuar për takimin me Gërvallën.
Abraham ka thënë se ka pasur një bisedë shumë të mirë me Gërvallën dhe se kanë biseduar në detaje sa i përket situatës në Ballkan, dhe se kanë folur edhe për perspektivën evropiane dhe raportet Gjermani-Kosovë.
“Ministrja vuri në dukje rritjen e këndshme ekonomike në vendin e saj dhe ishte në gjendje të raportonte mbi progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Abraham në llogarinë e vet ën “Twitter”.
Abraham në fund ka thënë është e rëndësishme që e ardhmja e Evropës t’i japë Kosovës një perspektivë konkrete dhe të besueshme të anëtarësimit në BE.
“Hapat e ardhshëm duhet së pari të jenë udhëtimi pa viza dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Abraham.
Die Ministerin wies auf das erfreulich starke Wirtschaftswachstum ihres Landes hin und konnte von den erreichten Fortschritten bei der Bekämpfung der Korruption berichten.
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 31, 2022