Gërvalla takon sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës

22 tetor 2024 | 14:03

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Përmes një postimi në “X”, Gërvalla ka shkruar se gjatë takimit me Berset, kanë diskutuar mbi arritjet e Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

“Takim i shkëlqyer me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos në një intervistë për mediumin spanjoll “MARCA”, e…