Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Vaksinohuni para se të vini në Kosovë
19 maj 2021
| 11:09
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i pandemisë dhe i korrupsionit.
“Deri tani kemi arritur të sigurojmë vetëm 60 mijë vaksina. E ato nuk na mjaftojnë as për dhjetë përqind të popullsisë. Tani po vjen vera dhe të gjithë do të kthehen për pushime. Prandaj ju lutem të gjithëve para se të vijnë në Kosovë që të vaksinohen”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz, raporton DW.