Gërvalla udhëton për në Berlin, merr pjesë në Konferencën e Ministrave

02 nëntor 2023 | 10:59

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se do të udhëtojë në Berlin me ftesë të homologes së saj gjermane, Aana Baerbock.

Ajo ka bërë me dije se në Berlin do të marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Ministrave.

“Në Berlin në Konferencën Evropiane të Ministrave me ftesë të ministres së Jashtme, Ana Baerbock. Angazhim në diskutime për një bllok më të fuqishëm e më të madh, me fokus të veçantë në përkushtimin e fuqishëm të Kosovës në rrugën euroatlantike”, ka thënë Gërvalla në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3…