Gërvalla udhëton për në Nju Jork, merr pjesë në takimin e KS të OKB-së
17 tetor 2022
| 15:06
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Lajmin e ka bërë me dije në “Facebook”, shefi i Kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi.
“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëtuar për në Nju Jork, për të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (UNSC)”, ka njoftuar Jakupi.