Gërvalla, vizitë zyrtare në Çeki
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.
Në një njoftim për media të MPJD-së është bërë me dije se gjatë kësaj vizite, temë qendrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kryediplomatja Gërvalla përveç takimit me homolugn çek, Jan Lipavsky, do të takohet edhe me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Vera Kovarova.
Krahas takimeve zyrtare ajo do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.