Gërvalla viziton KQZ-në, ARC-në dhe Aeroportin e Prishtinës

15 korrik 2021 | 16:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka filluar sot vizitat zyrtare nëpër institucione në nivel qendror dhe lokal për t’u njoftuar nga afër me shërbimet dhe kapacitetet për t’u ofruar shërbime pjesëtarëve të mërgatës gjatë periudhës së verës.

Gërvalla fillimisht ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Gjatë këtij takimi, ajo ka biseduar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe kryeshefin ekzekutiv Burim Ahmetaj, lidhur me informimin e mërgatës rreth procedurave të votimit jashtë vendit.

Në këtë drejtim, ministrja Gërvalla ka theksuar gatishmërinë e MPJD-së për të ndihmuar KQZ-në në shpërndarjen e materialeve informuese nëpërmjet konsullatave, por edhe organizatave të ndryshme në diasporë, në mënyrë që informacioni të shpërndahet në kohën e duhur tek pjesëtarët e mërgatës.

May be an image of 2 people and people standing

Takimin e radhës ministrja Gërvalla e ka pasur në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), ku pati rastin të shoh nga afër ofrimin e shërbimeve nga ana e këtij institucioni në periudhën me fluks të lartë të punës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj, e ka njoftuar ministren Gërvalla me të gjithë hapat që ka ndërmarr ky institucion në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për të përballuar kërkesat në rritje gjatë muajve të verës nga pjesëtarët e mërgatës, që vijnë edhe për t’u pajisur me dokumente.

Palët u dakorduan që duhet të shikohen opsione për të rritur gamën e shërbimeve sa i përket çështjes së pajisjes me dokumente nëpër konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Gjithashtu shprehën gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin institucional që të ofrohen shërbime të mira dhe të shpejta për pjesëtarët e diasporës këtë vit.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Gjithashtu, Gërvalla vizitë ka zhvilluar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është informuar për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Ragip Bunjaku, ushtrues i drejtorit të Departamentit për Kufi e kanë njoftuar ministren Gërvalla me planin dhe hapat që kanë ndërmarr për të ofruar shërbime gjatë kësaj periudhe të vitit, kur numri i fluturimeve është shumë i madh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë thotë se do të veprojë në përputhje…