Gërvalla viziton qendrën përkujtimore botërore të Holokaustit në Jerusalem

09 maj 2022 | 15:22

Në vazhdim të vizitës në Izrael, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka vizituar sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jerusalem, ku është njohur nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit.

Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës.

Më pas, ministrja Gërvalla ka vizituar pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysmë fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në librin e përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokausti”, ka njoftuar MPJD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa vetura janë përfshirë nga zjarri sot në parkingun e…