Gërvalla: Zvicra është mbështetëse e proceseve historike të Kosovës

24 shtator 2024 | 15:34

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës së Zvicrës, Ignazio Cassis.

Është bërë me dije se temë qendrore e bisedës ishte intensifikimi i partneritetit mes dy vendeve në fusha kyçe si ekonomia, investimet si dhe paqja dhe stabiliteti rajonal.

Gërvalla ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen e saj në proceset historike të shtetndërtimit të Kosovës, duke vënë në pah edhe rolin jetik të mërgatës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Kosova ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe demokratizim, duke u kthyer në një shembull unik të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare”, ka thënë ministrja Gërvalla, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Konfederatën zvicerane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri duket se do t’i mungojë…