Gërvallës nuk i ndalen reagimet, aktivistja e PSD-së ia kujton “aksionin” në veturën e saj

13 qershor 2022 | 11:36

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, ka publikuar një fotografi të një aksioni simbolik për të kundërshtuar mospërmendjen e UÇK-së nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me rastin e Ditës së Çlirimit.

Ajo ka publikuar foton kur kishte shkruar “UÇK” në veturën e ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla duke paralajmëruar se mund ta përsërit.

“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, ka shkruar Rrusta në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Dje, Kosova ka shënuar 23-vjetorin e çlirimit nga regjimi serb, ndërsa në urimin e saj, Gërvalla nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shkaktuar shumë reagime. Ajo falënderuar vetëm ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, por jo edhe ata të UÇK-së.

Postimi i plotë i Gërvallës:

Të gjithë shqiptarëve anembanë, urime dita e çlirimit të Kosovës.

Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vet Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar.

Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm.

12 qershori duhet të na përkujtojë gjithmonë se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Republikës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Marash Kumbullës vazhdon të jetë e paqartë.…