Gervinho shkëlqen me Parmën, kërkohet nga West Hami

06 nëntor 2018 | 15:02

Gervinho i ka surprizuar të gjithë me formën në Serinë A te Parma, por aventura e sulmuesit mund të mbyllet më shpejt sesa që pritej.

Sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, West Hami, po mendon ta rikthejë në mënyrë të bujshme në Premierë Ligë për ta zëvendësuar të dëmtuarin Yarmolenko, i cili do të mungojë gjatë për shkak dëmtimi.

Manuel Pellegrini e njeh mirë sulmuesin 31-vjeçar, pasi kanë punuar së bashku për dy sezone te Hebei Fortune në Kinë. Gjithsesi, vetëm me një ofertë serioze Parma mund të privohet nga Gervinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, në vazhdën…