“Gërvish dhe fito”, Limaj e kujton deklaratën e tij të vjetër për Kusarin: Shteti i Kosovës është i shantazhuar, duheshin hetime për përgjimet
Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket përgjimeve të publikuara mes shefes së GP të VV’së, Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radojçiqit.
Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka kujtuar një deklaratë të vjetër të tij që ia kishte thënë Kusarit gjatë ballafaqimeve politike me të.
“Ka pasur raste kur jemi ballafaquar politikisht, në fakt ajo është ballafaquar me mua, unë iu kam përgjigj në 2011 dhe kurgjo nuk i kom thënë, vetëm ‘Gërvish dhe fito’. Kom pa që ka kalu nga një parti në tjetrën, ku ka pas pushtet ka shku”, tha Limaj.
Tutje, sa i përket përgjimeve, Limaj thotë se Kusari nuk ka qenë e vetme këtu, pasi kjo sipas tij, nuk bëhet pa kryeministrin.
“Këtu nuk ka faj Kusari në këtë cështje të komunikimit, nuk bëhet kjo pa kryeministrin. Përgjegjësia e saj është gënjeshtra. Ajo duhet të jap dorëheqje ose të shkarkohet për gënjeshtër”.