Gërxhali: Sikur të kishte politikan vizionar, taksa do të hiqej para vizitës së Grenellit
Sekretari gjeneral i Chamber Investment Forum – WB6, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova po të kishte politikanë të dijes dhe me vizion, atëherë është dashur ta hiqnin taksën para se i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të udhëtonte në Beograd.
Ai ka thënë se një veprim i tillë do ta fuqizonte pozitën negociuese të Kosovës në raport me Serbinë.
“Sikur Kosova të kishte politikanë të dijes dhe vizionarë që luftojnë për shtet e jo për pushtet, për hir të kontributit të dhënë nga ShBA-ja dhe shtetet mike evropiane për çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani e kishim ‘armatosur’ me heqjen e taksës para udhëtimit në Beograd, me qëllim të fuqizimit te pozitës së tij negociuese me krerë politikë në atë vend. Pasi do të duhej të dëshmohet fuqia e tij në takime por edhe të forcohet pozicioni i ShBA-së në rajon, Evropë dhe më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu për “Epokën e re”.
Gërxhaliu ka pohuar se tek ne politikanët lutën të jetojë me të kaluarën, duke ngulfatur të ardhmen e Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/ A. MAVRAJ