Gërxhaliu: A ka turp më të madh se ky i deputetëve?
17 shtator 2020
| 17:59
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nuk e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Sipas tij, është turp për secilin deputet, për të cilët pagën e marrin nga taksat e atyre që këta muaj e kanë bërë të pamundurën për ti mbajtur gjallë bizneset dhe për të mos larguar punëtorë nga puna.
Postimi i plotë i Gërxhaliut:
A ka turp më të madh se ky
Edhe sot, Kuvendi nuk e votoi pakon e stërvonuar ekonomike. Ky është turp për secilin deputet, i cili pagën e merr nga taksat e atyre që këta muaj e kanë bërë të pamundurën për ti mbajtur gjallë bizneset dhe për të mos larguar punëtorë nga puna.
(A.M/ Epoka e re)