Gërxhaliu: Agjendat politike po dëmtojnë ekonominë e Kosovës

23 janar 2018 | 22:31

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu vlerësoi se edhe në këtë vit biznesi i Kosovës do të ballafaqohet më shumë probleme dhe sfida të natyrave të ndryshme.

Gërxhaliu ka thënë se si Odë, po mundohen që të jenë zë i biznesit vendor dhe që rekomandimet e tyre dërguar institucioneve të Kosovës të jenë në të mirë të zhvillimin ekonomik të endit.

“Rrethanat e reja politike në Kosovës, që mund të krijohen me shfuqizimin e Speciales mund të sjellin deri tek futja e në një Geto e Kosovës. Në vet jemi duke e dëmtuar Kosovën, nuk kemi arsyeje të fajësojmë Uashingtonin, Brukselin, Berlinin etj, por duhet të fajësojmë vetveten”, ka thënë ai në një intervistë për “RTK”-në.

Sipas tij zhvillimin dhe mbajtjen e Kosovës janë duke e bërë bizneset kosovare.

“Ata janë heronjtë e Kosovës moderne, ata me produktet e tyre Made in Kosova, sot janë prezent në shumë vende të botës dhe po e përmirësojnë imazhin e shtetit më të ri”, deklaroi ai.

Gërxhaliu ka folur edhe për problemin e vizave që kanë sot bizneset e Kosovës.

“Sot komuniteti i biznesit në Kosovë, po ndeshet shumë probleme me viza. Sot nuk ka viza më afatgjate, ka viza të shkurtra për të cilën më të marrë duhet muaj, pasi që vetëm termini për vizë merr kohë të gjatë dhe nuk të garanton nëse do të marrësh ose jo. Nëse krahashohet me vite më parë, sot është më vështirë të merret vize se sa ishte vite më parë”, deklaroi ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dekada me radhë, opsioni i dhurimit u ka ofruar…