Gërxhaliu apelon te Qeveria që me urgjencë ta ndihmojë KOSTT-in

30 mars 2018 | 17:13

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie të premten i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Operatori i Sistemit të Transmisionit (KOSTT).

Ai ka apeluar te Qeveria e Kosovës që ta sigurojë ndihmën financiare për KOSTT-in në vlerë prej 1 milion euro, pasi sipas tij shkyçja eventuale e KOSTT-it dhe Kosovës nga Transmisioni Evropian, do të sjell pasoja që do t’i bartin qytetarët e Kosovës dhe bizneset me thellimin e krizës energjetike në vend. “Shkyçja e Kosovës nga Transmisioni Evropian do të rëndojë kurrizin e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, sepse do të pamundësohet edhe importi i energjisë dhe aktiviteteve të tjera. Pra, do të ketë pasoja të pakompensuara, qoftë në aspektin intern që ka të bëjë me aspektin ekonomik social”, ka thënë Gërxhaliu, duke bërë thirrje edhe një herë se Qeveria e Kosovës duhet me urgjencë ta trajtojë këtë çështje.

Ai ka paralajmëruar se Kosova rrezikon që nga e diela të mbetet pa energji elektrike për shkak të pamundësisë për të mbuluar humbjet në veri. “Qeveria ka ndarë 1 milion  euro për të mbuluar humbjet, por kjo është e mjaftueshme vetëm deri për të dielën. Rrejti Evropian i Transmisionit ka kërcënuar se nëse vazhdohet me devijime do të pamundësojë importin e energjisë nga rajoni dhe do të mbetemi pa furnizim. KOSTT-i dhe OEK-u kanë kërkuar buxhet shtesë për periudhën e ardhshme për të mbuluar humbjet”, ka thënë Gërxhaliu.

(A.Mavraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i Rrafshit të Dukagjinit në mes Lirisë dhe Besës…