Gërxhaliu: Ballkanit Perëndimor i nevojitën investime të huaja
Popullizmi është sëmundje e rajonit. Në vend që t’i zgjidhin çështjet thelbësore, politikanët luftojnë vetëm për atë si të qëndrojnë në pushtet. Nuk kanë vizion, sidomos jo për të ardhmen ekonomik, reagoi sot Forumi Investues i Odës (FIO), sipas të cilit, kompanitë nga vendet ballkanike ende humbin shumë kohë dhe para duke pritur nëpër kufij për shkak të mosnjohjes së ndërsjellë të dokumenteve dhe certifikatave, si dhe për shkak të procedurave të komplikuara të ngarkuara.
Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike, nëse flasim për integrim në Evropë, atëherë duhet të sigurojmë rrjedhë të lirë të njerëzve, para, kapital dhe shërbime. Tregtia, investimet, mobiliteti dhe digjitalizimi janë katër sektorët kyç në të cilat duhet të jepet prioritet nëse duam prosperitet ekonomik dhe kapja e hapur drejt familjes evropiane.
“Bashkëpunimi ekonomik në rajon nuk ka alternativë tjetër përveç eliminimit të barrierave dhe përforcimit të dialogut. Vetëm një orë pritje në vendkalimet kufitare për një kamion do të thotë dy euro më shumë. Derisa në këtë mënyrë domatet presin në kufi, shndërrohen në keçap”, theksoi sekretari i përgjithshëm i FIO, Safet Gërxhaliu.
Sipas tij, ka akoma punë për t’u bërë që të kyçemi drejt nivelit të Evropës. Me këtë rast prioritet duhet të jenë internacionalizimi i ekonomisë, certifikimi dhe standardizimi. “Rritja ekonomike prej katër përqindëve në vendet e rajonit duhet të marrë parim. Na nevojiten investime, vende të reja pune, kontrata të firmave tona me partnerë të huaj”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Forumi Investues i Odës i cili funksionon nga viti 2015 dhe në të cilin janë të përfshira gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit jep rezultate pozitive, vlerëson Oda Ekonomike e Maqedonisë. Për katër vite shkëmbim tregtar në vend me shtetet e rajonit është rritur për 400 milionë euro, ndërsa eksporti për 41 për qind.
“Aktivitetet e përforcuara përmes FIO, përmes shifrave, tregojnë rezultate. Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar në vend me rajonin ka qenë 1,5 miliardë euro, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 1.09 miliardë. Eksporti vitin e kaluar ka qenë 734 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 – 518,4 milionë”, theksoi Tatjana Shterieva nga Oda ekonomike./Rtklive