Gërxhaliu: Është koha të rriten pagat në sektorin publik dhe privat
02 dhjetor 2022
| 10:56
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka thënë se sektori prodhues në Kosovë duhet të mbështetet në mënyrë që të ketë rritje të kapaciteteve të veprimtarisë prodhuese dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Gërxhaliu, i cili për dy mandate ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka theksuar se buxheti Kosovës për vitin 2023 është më i madh dhe është i orientuar në disa sektorë.
Ai ka folur edhe për nevojën e rritjes së pagave që duhet të bëhen në Kosovë.
“Është koha që qeveria të rrisë pagat në sektorin publik, po ashtu duhet të mendohet edhe për sektorin privat se si të veprohet, pasi që ai është akteri kryesor i mbushjes së buxhetit të shtetit”, ka deklaruar Gërxhaliu në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.