Gërxhaliu: Kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe

15 maj 2021 | 10:18

Drejtori  i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet e Serbisë gjatë luftës.

Gërxhaliu thotë se grumbullimi i fakteve kërkojnë kosto dhe shteti duhet ta “ndez” alarmin e të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive.

“Kemi të dhëna sa të duash, por problemi është se nuk kemi qenë shumë të mbështetur ju e dini se për tu dëshmuar diçka nevojitet kamera dhe gjëra të shumta, këto kanë një kosto do të thotë nuk kemi pasur mbështetje në këtë aspekt. Shteti duhet ta ndez një alarm dhe t’i mbledh këto dëshmi sepse edhe shoqatat e familjarëve kanë dëshmi të shumta, vetëm se duhet të grumbullohen”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, ka…