Gërxhaliu: Kompletimi i bordit të BQK-së, nevojë e menjëhershme
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se kompletimi i bordit të BQK-së, është nevojë e menjëhershme për sistemin financiar në vend.
Gërxhaliu ka thënë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka pasur rol krucial në stabilitetin financiar në Kosovë, edhe përkundër pandemisë Covid-19.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke e bërë një punë fenomenale por ajo duhet ta ketë bordin e kompletuar, por që nuk varet nga ajo se kur druhet ta ketë të kompletuar bordin, por varet nga institucionet qendrore të Kosovës, në këtë rast Kuvendi i Kosovës. Po ashtu dua të besoj se BQK-ja do ta ketë ligjin e ri, e në këtë ligj duhet të jetë edhe mundësia e themelimit të fondeve investive. Kjo do të bënte që paratë e kosovarëve të investohen në këto fonde dhe të mos shkojnë në fonde të huaja”, ka thënë Gërxhaliu sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).