Gërxhaliu: Marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, etapë e re për Ballkanin

23 qershor 2020 | 12:28

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu vlerëson se takimet e paraparë në Uashington dhe në Bruksel janë dy mundësi të cilat duhet për tu shfrytëzuar.

Gërxhaliu ka thënë se beson që një marrëveshje e tillë në Uashington apo kudo që të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi multidimensionale, do të ketë rëndësi politike, rëndësi ekonomike-sociale, integruese por edhe psikologjike sepse sipas tij, më në fund do të përmirësohet edhe imazhi i Ballkanit Perëndimor sepse derisa të lirohet Kosova nga Serbia dhe Serbia nga Kosova nuk do të ketë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Në radhë të parë duhet të kuptohet që dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, duhet shumë më tepër të dialogohet dhe t’i jepet prioritet dialogimit sesa e kundërta e dialogimit që është lufta. Në këtë drejtim besoj që takimi i paraparë në Uashington dhe në Bruksel janë dy mundësi të cilat duhet për tu shfrytëzuar. Vërehet një qasje serioze në faktorin ndërkombëtar qoftë me SHBA qoftë me BE dhe besoj që është një momentum i ri ku problemet e së kaluarës duhet të i takojnë të së kaluarës dhe jo ato probleme të na përcjellin. Dua të besoj që një marrëveshje e tillë në Uashington apo kurdoherë që të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi multidimensionale, do të ketë rëndësi politike, rëndësi ekonomike-sociale, integruese por edhe psikologjike sepse më në fund do të përmirësohet edhe imazhi i Ballkanit Perëndimor sepse derisa të lirohet Kosova nga Serbia dhe Serbia nga Kosova nuk do të ketë stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.
Po ashtu, Gërxhaliu ka thënë se me një marrëveshje të tillë është e paraparë një pako financiare e cila është një mundësi që projektet kapitale të jenë prioritet edhe në Kosovë por edhe në Serbi dhe përmes tyre të krijohen vende të reja të punës, të investohet në edukim, në shëndetësi, në ambientalizëm dhe mbi të gjitha në Qendra Inovative ku të rinjtë nuk do të ketë nevojë të ikin dhe të braktisin këto troje por të mbeten këtu ku janë.

“Vetë fakti që janë paraparë edhe një pako financiare që do të mbështes këtë marrëveshje që llogaritet afër 20 miliardë euro është një mundësi që projektet kapitale të jenë prioritet edhe në Kosovë por edhe në Serbi dhe përmes tyre të krijohen vende të reja të punës, të investohet në edukim, në shëndetësi, të investohet në ambientalizëm dhe mbi të gjitha në Qendra Inovative ku të rinjtë nuk do të ketë nevojë të ikin dhe të braktisin këto troje por të mbeten këtu ku janë. Prandaj, besoj që është koha ku duhet politikanët e të dyja palëve t’i mësojnë tri fjalë bazike në negocim, është fjala fleksibilitet, fjala kompromis dhe është fjala sakrificë. Që të trija këto duhet të shfrytëzohen dhe të jenë në funksion të marrëveshjes”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me presidentin…