Gërxhaliu ndan mirënjohje për brendin “Shell” në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka ndarë mirënjohje për kompaninë botërore të derivateve “Royal Dutch Shell”, për kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimin e imazhit dhe promovimin e Kosovës përballë investitorëve të huaj.“Shell”, ka nënshkruar para pak muajsh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë kosovare të derivateve “Al Petrol”, për hapjen e pikave të saj të shitjes së derivateve në Kosovë.
Gërxhaliu, e ka vlerësuar prezencën e brenditë botëror “Shell”, të rëndësisë së veçantë për ekonominë e Kosovës dhe për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Duhet të këtë kampanja për mbrojtjen e investitorëve, në këtë rast të “Shell”, nga interesat e ngushta. OEK ka vendosur për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ne përmirësimin e imazhit dhe perceptimin pozitiv për Kosovë të nderoje “Shell”-in me mire njohje e cila i ka bërë nderë të veçantë Kosovës. “Shell” ka rëndësi në aspektin ekonomik, evropian, integrues dhe mbi të gjitha në aspektin e promovimit të Kosovës si vend ku ka mundësi për të investuar dhe është një besueshmëri për bizneset që shfaqet nga ‘Al Petrol’, e cila ka një numër të madh të të punësuarve dhe pikave të derivateve”, është shprehur Gërxhaliu.
Kurse, menaxheri i kompanisë “Shell” për Evropën Juglindore, Vim Riegman, ka thënë se janë të nderuar dhe krenar që përpos në 80 shtete të botës, shesin derivatet e tyre kualitative edhe në Kosovë. Ai përmendi edhe bashkëpunimin e tyre me Ferrarin. Ai vlerësoi se prezenca e tyre i ndihmon zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, derisa bashkëpunimin me “Al Petrolin”, e vlerësoi të nivelit të duhur.
“Jemi të nderuar që jemi në Kosovë, i shesim derivatet tona kualitative në 80 vende të botës dhe jemi shumë krenar që jemi në tregun e Kosovës. Tani mund të shesim derivate kualitative. Këtë e shohim si fillim i partneritetit tonë me brendin “Shell”, në Kosovë. Shesim edhe vajra, oferta të dyqaneve dhe në shumë pika do të keni edhe restorante. Këtë e shohim si hap të mire për ekonominë e Kosovës. Jemi të duke punuar ngushtë me z.Latifi dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e para me brendin ‘Shell’. Jemi shumë krenar që jemi në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Ndërsa pronari i “Al Petrol”, Latif Kryeziu, ka thënë se me ardhjen e “Shell”, Kosova i ka hequr brengat për furnizim me derivate cilësore dhe se janë hapur dyert për investitorët e tjerë. Sipas tij, ardhja e “Shell” është garanci për brendet e tjera botërore që të investojnë në Kosovë. Latifi ka thënë se s’ka qenë aspak e lehtë që të sjellin “Shellin” në Kosovë sepse sipas tij, është dashur të plotësohen shumë kritere. “Ne mburremi aktivitetin e OEK e cila çdo moment është pranë neve si ekonomi. Në Kosovë është nderë edhe për ne si ekonomi por si shtet, prezenca e saj me derivatet më të njohura në botë. Me ardhjen e brendit më të njohur në botë kemi ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik, i kemi hapur dyert edhe investitorëve tjerë dhe është garanci që brendet botërore mund të ushtrojnë afarizëm në Kosovë. Kosova tani çdo ditë po kërkon të jetë hapur për investitorët e huaj për shkak se kemi rininë që pret të inkuadrohet këtu”, ka deklaruar Latifi.
Ndryshe, të gjitha pikat e “Al Petrol” janë riemërtuar në “Shell”.
/ Epoka e re/