Gërxhaliu: Nëse LDK-ja dhe LV-ja mendojnë për shtet, sa më shpejt t’i harmonizojnë qëndrimet
Republika e Kosovës ka disa muaj që ka mbetur pa institucione dhe dy partitë fituese Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, njëherë ekspert i ekonomisë, Safet Gërxhaliu u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që sa më shpejt të arrijnë marrëveshjen për qeverisje, sepse, sipas tij Kosova po dëmtohet rënde nga mungesa e institucioneve.
Gërxhaliu vlerëson së në tetor ka ndodhur një befasi ku për herë të parë dolën në zgjedhje një numër masiv i qytetarëve të Kosovës edhe pse zyrtarisht thuhet e kanë dalë afër 40 për qind, ai beson që dalja e qytetarëve ka qenë më madhe nga vet fakti kur Kosova ka 860 mijë votues dhe kur dihet qe numri i migrimit është në rritje e sipër, prandaj sipas tij ky është një realitet i ri që quhet realitet i shpresës.
Ai konsideron se në zgjedhjet e tetorit u ndëshkua arroganca dhe keqmenaxhimi dhe në ketë drejtim ka ndodhur një kthesë e cila është dashur të jetë në funksion të shtetit, në funksion të qytetarit dhe në funksion të ardhmërisë se Kosovës.
“Kemi menduar se koalicioni në mes të LV-së dhe LDK-së do të jetë ashtu siç është premtuar, në shpejtësi të nënshkruhet dhe të filloj punën kabineti qeveritar i ri , mirëpo jemi dëshmitar të një realiteti të hidhur që është krijuar, ku edhe me tutje pas rishikimit të rezultatit të zgjedhjeve nuk kemi një koalicion të tillë”, ka thënë ai.
Në këtë link mund ta gjeni shkrimin e plotë:
http://www.ekonomia-ks.com/sq/politike/gerxhaliu-koalicioni-i-shpreses-ldk-lvv-po-venitet