Gërxhaliu: Nuk mbrohet ambienti rajonal duke e shkatërruar ekonominë e Kosovës

14 dhjetor 2021 | 11:43

Maqedonia e Veriut po planifikon të blejë tre milionë tonë linjit nga Kosova për termocentralet e saj për tre vitet e ardhshme”. Megjithatë Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja që po përballet me një krizë energjetike. Me këtë problematikë po ballafaqohet edhe Kosova.

Eksperti e ekonomisë, Safet Gërxhaliu,  tha se falë mungesës së stabilitetit të rendit dhe ligjit në Kosovë kemi dështuar projekte strategjike tl cilat kishin me pas rëndësi ekonomike politike, sociale, por edhe gjeostrategjike.

“Një dështim strategjik është edhe mos realizimit të elektranës ‘Kosova e re”, të cilën betejë për mos ndërtim e fitoi “mafia energjetike”, e Ballkanit e mbështetur nga politikanë të korruptuar dhe “patriotë të gjelbër”. Deri sa Kosova është vendi më i pasur i thëngjillit, jemi shndërruar në shtet të varur nga importi për të cilin çmim, sot është e pamundur të përballohet nga qytetarët dhe bizneset vendore. Derisa Maqedonia e Veriut dhe Serbia prodhojnë energji elektrike bazuar në thëngill të importuar nga Kosova, ne importojmë dhe jemi të varur nga importi i saj. Si është e mundur që në Serbi të prodhohen afër gjashtë mijë Megawat energji elektrike bazuar në thëngjill, në Maqedoni të Veriut afër 700, në Mal të Zi afër 300, në Bossnjë Hercegovinë afër 3 mijë megawat, e mos ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese në Kosovë qenka shpëtim i Ballkanit Perëndimor nga co2. E në veçanti kur dihet se të gjithë këta prodhues janë në kufi me Kosovën dhe distanca është 100 km”, tha ai.

Sipas tij çfarë muri mbrojtës paska Kosova për të ndaluar ajrin e ndotur i cili vjen nga këto vende dhe nuk qenka problem dhe prodhimi në Kosovë qenka problem.

“Në Kosovë betejën energjetike e fitoi mafia energjetike e Ballkanit e lidhur nga Londra, Banja Luka, Beogradi dhe Tirana. Kosova në vend se të jetë shoqëri eksportuese e energjisë elektrike falë resurseve natyrore që ka, ajo tashmë është një shoqëri e varura nga importi i energjisë ekentrike”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij eksporti i thëngjillit nga Kosova drejtë Maqedonisë së Veriut dhe në Serbi nuk është ndalur kurrë dhe se shumë procese në këtë drejtim po kryhen pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

“Analizat e bëra në vitet e 70’ta kanë treguar që Kosova duhet të ketë të paktën 3 mijë e 100 deri në 3 mijë e 500 megavat orë energji të prodhuar, mirëpo kjo nuk është e mundur pasi që thëngjilli i Kosovës shitet në Mal të Zi në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, e Kosova importon energji elektrike”, ka përfunduar ai.

“E tëra kjo ndodh në një vend ku nuk ka sundim të rendit dhe ligjit dhe ku interesat e grupeve të interesit dhe partive politike janë mbi shtetin. Do të ishte e rrugës që ata që paguhen për të dëmtuar të Kosovën në emër të ambientalizimit të kërkojnë teknologji moderne dhe të sofistikuar, të standardizuar me norma botërore  e cila botës nuk i mungon me filtera për pastrim të ajrit modern dhe jo në interes të armiqve të Kosovës dhe të dëmtojnë ardhmërinë ekononike të Kosovës. Në qoftëse nuk shfrytëzohet thëngjilli gazi, hidro, druri, panelat dhe energjia e erës, atëherë lind pyetja ku është dhe ka po shkon Kosova nëse vazhdimisht luftohet për ta dëmtuar Kosovën”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të…