Gërxhaliu: Pandemia COVID-19 do të lë pasoja të rënda ekonomike në Kosovë
Koronavirusi e ka futur Kosovën në situatë të emergjencës shëndetësore, por ekspertët parashohin se kjo do të bartë me vete edhe pasoja të rënda ekonomike për vendin.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova mund të futet në pandemi ekonomike pas tejkalimit të sfidës me koronavirusin.
Ai më tutje është shprehur se sektori privat është më i godituri nga koronavirusi duke bërë thirrje kështu që Pako Emergjente prej 170 milionë euro të jetë vetëm ndihma fillestare për këtë sektor.
“Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e vështirë duke pasur parasysh rënien e të dyrave në Dogana dhe ATK, duke thënë gjithashtu se buxheti i vitit 2020 të cilin e ka quajtur të natyrës sociale e jo zhvillimore duhet të rishikohet e rialokohet para qershorit”, ka deklaruar Gërxhaliu për “lajmi.net”.