Gërxhaliu: Procesi i privatizimit, sfidë për qeverinë e ardhshme
Kosova ka 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Serbi, 35 prona në Mal të Zi, 15 prona në Bosnjë Hercegovinë, tetë asete në Maqedoninë e Veriut, në Kroaci sipas të dhënave të AKP-së janë pesë prona të Kosovës, ndërkaq në Slloveni është një pronë.
Sipas të dhënave të AKP-së, asetet jashtë Kosovës janë të ndërmarrjeve: “Trepça”, ; Kosova Sirovina; Jugoterm; Bankos; Anamorava; Komuna; Farmakos; Artizani; NSH “Komuna”; Kosova Vera; 18 Nëntori; IGK Ballkan; Fabrika e Birrës Peje; Jatex; Fabrika e lëkur këpucëve; Modeli; NT Rugova; Kosovashped; Tursit Kosova; Progres printing; IFS Progres; Filgran; Amortzatoret; EUP Ingernering; Agrokosova; Mekanizimi; Integj.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se procesi i privatizimit është përcjellë me jo transparencë dhe keqpërdoime, qoftë nga akterë vendor dhe ndërkombëtar, nga i cili proces ka pësuar ekonomia e Kosovës, e në veçanti është rëntuar aspekti social në Kosovë dhe mbi të gjitha është dëmtuar imazhi i vendit.
“Të shitën 845 ndërmarrje shoqërore dhe publike për 670 milionë euro dhe 30 000 hektar të tokës bujqësore për 99 milionë euro ose 3300 euro për njē hektar, të humbin punën më shumë se 80 000 punëtor, shkaku i privatizimit është procesi mē rrënues i ekonomisë së Kosovës”, tha ai.
Sipas Gërxhaliut mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit dhe e llogarodhënies, ka dëmtuar këtë proces e në veçanti, spinoofin special dhe tjetërsimin e pasurisë së Kosovës jashtë vendit.
“Prandaj qeveria e ardhshme, duhet të merret me seriozitet me këtë problematikë dhe të mos i lihet kohës”, u shpreh ai.