Gërxhaliu: Rënie shqetësuese e këmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë

17 tetor 2022 | 11:23

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është shqetësuese rënia e këmbimit tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën janar – gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40 për qind, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12 për qind.

“Gjatë tetëmujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak. Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar – gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 për qind më pak. Dy shtete të një populli të ndarë sa larg e sa afër”, ka shkruar Gërxhaliu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket sikur udhëtimi i Mauro Icardit në Argjentinë dy javë…