Gërxhaliu: Taksa për “Rrugën e Kombit”, të jetë zhvilluese e jo penguese
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxaliu, së bashku me mbi 25 përfaqësues të bizneseve kosovare janë takuar të mërkurën në Tiranë me Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, nga të cilët kanë kërkuar që çmimi për tarifës së “Rrugës së Kombit”, të jetë i njëjtë si për automjetet nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxaliu, ka thënë se nga ky takim besojnë do të dalin rezultate dhe do të kenë trajnim të barabartë si bizneset e qytetarëve nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. “Ne nuk jemi që të mos paguhet rruga, pra jemi që ne të paguajmë dhe të mos ndjehemi indiferent, pasi që e dimë se Shqipërisë kjo rrugë u kushton miliona euro për tu mirëmbajtur, por kërkojmë të mos jemi të diskriminuar dhe të trajtohemi ndryshe”, është shprehur ai.
Gërxaliu bëri me dije se në kë takim kompanitë anëtare nga OEK-u, nga të gjithë sektorët, pjesëmarrëse në këtë takim, ishin shume konkrete dhe të sinqerta. “Ne ishim të gjithë të pajtimit se duhet të mos kemi barriera ndërmjet dy vendeve dhe një kombi. Ne jemi për taksë jo që pengon, por që zhvillon vendet tonë. Ne jemi të gatshëm dhe të japim kontributin tonë. Ne do të flasim edhe me institucionet e Kosovës që ajo të kontribuojë dhe të subvencionojë këtë taksë”, ka thënë ai.