Gërxhaliu viziton kompaninë e prodhimeve të mobilieve “Artefrom” që dominojnë në tregun evropian
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, themelues i kompanisë këshilluese biznesore EK-Consulting, Safet Gërxhaliu, ka vizituar fabrikën e mobilieve “Artefrom” nga Begaj e Vushtrrisë.
Ai ka theksuar se prodhimet e mobilieve “Artefrom” dominojnë në tregun evropian.
“Edhe pse ditë vikendi në kompaninë ARTEFORM’ puna dhe prodhimi nuk kishin të ndalur. Teknologji moderne e brendeve botërore, staf i kualifikuar dhe i motivuar, dizajn dhe cilësi moderne, orientim në eksport, duke plotësuar standardet dhe certifikimet e nevojshme për kualitet dhe cilësi – janë virtytet që e bëjnë të veqant këtë Kompani vendore”, ka shkruar Gërxhaliu në “Facebook”.
Ai ka thënë se irientimi drejt prodhimit vendor nuk ka alternativë. “Mbështetja për sektorin privat në Kosovë është më se e nevojshme ‘ARTEFORM’ e ndërtuar me investime vetanake pa asnjë ndihmë nga shteti qoftë me grande apo subvencione. Sektori privat është garanci e ardhmërisë së Kosovës”, ka shkruar Gërxhaliu.