
Getafe dhe Watfordi në garë për Manajn
30 qershor 2022
| 15:03
Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.
Gazetarit italian, Gianluca Di Marzio ka raportuar se Manaj pritet të përfundojë te Getafe, por interesim për sulmuesin ka shfaqur edhe skuadra e Watfordit.
Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serinë A, në formë huazimi ku regjistroi 29 ndeshje në Serinë A dhe shënoi 5 gola.