Geti dhe Marina po kanë zënka mes vete

01 maj 2020 | 12:39

Marina Vjollca ka qenë e ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku ka folur  rreth jetës së saj në karantinë, marrëdhënien me Getin dhe shumëçka.

Moderatorja thotë se karantina nuk sjellë ndonjë ndryshim të madh në jetën e saj, pasi ajo është e mësuar në këtë shteg edhe më parë, punë-shpi, shpi-punë.

Ndërsa për marrëdhëniet me Getin gjatë kësaj kohe, ajo thotë se janë gjëra të cilat po kalojnë gjithë çiftet shqiptare.

“Unë dhe Geti prej disa vitesh jetojmë në Tiranë dhe nuk është se e bllokova unë Getin të qendronte këtu gjatë kësaj periudhe. Të them të vërtetën unë si natyrë nuk është se jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim me momentin e vendosjes në karantinë. Për Getin ka qenë disi më e vështirë se sigurisht me koncertet, çdo fundjavë ai dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Kështu që Geti e ka pasur disi më të vështirë, unë e kam pasur më të lehtë. Shiko në fillim po mendoja ky do të jetë një sekret i çifti tonë, por kur takova çdo çift tjetër, thash ok, s’është problem. Jo jo jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate.”, tha Marina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS/KESCO ka njoftuar se nuk e kanë asnjë punëtor të…