Getinjo Vivienit: Ia ke nisë me më bo keq, po më jep energji të keqe

04 janar 2023 | 13:58

Getinjo dhe Vivien kanë krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBVK”.

E përplasjet mes tyre tashmë janë kthyer në diçka normale.

Një përplasje e kanë pasur edhe natën e kaluar.

Getinjo i tha Vivienit se po i jep energji të keqe.

“Ia ke nisë me më bo keq, po më jep energji të keqe. Me këto herë mirë e herë keq të gjendjes tënde. Ia kam nisë që krejt ato të mira që i dëgjoj për ty me një të keqe po m’i largon krejt ato të mirat.”, u shpreh Getinjo.

“Kam qejf të m’i thuash gjanat, të thuash po më vjen energji e keqe”, i tha Vivi.

“Diqysh veç po këqyr me u kapë… Po ma thua ndonjë llaf pa nevojë. Po më jep energji të keqe, edhe nuk është mirë më ma dhanë këtë energji, se s’më zë vendi-vend”, iu kthye Getinjo.

Vivieni i tha se s’ka synim t’i bëjë keq.

“Nuk mundesh me më bo keq, kur ndihem keq s’mundesh me më pa mo… Kur t’ia nisësh me ma acaru shpirtin është problem”, vazhdoi reperi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al Nassr ka qenë prej ditësh kryefjalë e mediave botërore…