Gexha-Bunjaku diskuton me deputetet për kancerin e gjirit

20 tetor 2021 | 16:32

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë (MSh), Dafina Gexha-Bunjaku, ka pritur të mërkurën në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, deputetet: Tinka Kurti dhe Albana Bytyqi, kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjiri “Jeta Vita”, Nafije Latifi.

Gjatë takimit, sipas MSh-së janë këmbyer informacione me aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, rritjen e kapaciteteve për t’u mundësuar grave që në mënyrë permanente të kryejnë vizita diagnostike me ultratingull dhe mamograf, si dhe aktivitetet që për qëllim kanë informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

“Në takim u vlerësua se në këtë betejë të vështirë, por jo të pamundur, bashkëpunimi dhe ndërveprimi multidimensional mbeten arma e përbashkët të cilën duhet shfrytëzuar në përkrahjen e grave në parandalimin dhe trajtimin  me kohë të kancerit të gjirit”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri slloven Primoz Gliha mund të jetë përzgjedhës i ri…