Gexha-Bunjaku takohet me ambasadorin italian, bisedojnë për padëmin dhe procesin e vaksinimit

26 tetor 2021 | 14:54

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, Dafina Gexha-Bunjaku, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu.

Në këtë takim është biseduar për pandeminë Covid-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, Gexha-Bunjaku ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

Ajo dhe ambasadori italian janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa Serbia ia ndaloi ekipit të Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin…