Gexha: Ngritja e sigurimeve shëndetësore mbetet sfidë

12 dhjetor 2022 | 15:30

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka mbajtur një tryezë me temën “Pse pas 8 vjetësh nga miratimi i ligjit nuk kemi sigurime shëndetësore?!”.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka theksuar se ngritja e sigurimeve shëndetësore është sfidë për sektorin e shëndetësisë.

Ajo ka thënë se aktualisht po punojnë në SISH por edhe se reformat e tyre përfshijnë edhe aspektin e sigurimeve shëndetësore.

Implementimi i skemës të sigurimeve shëndetësor, Gexha tha se është prioritet i MSh-së.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka theksuar se ligji aktual ka nevojë për plotësim-ndryshime, derisa theksoi se i gjithë fokusi i Fondit për Siguri Shëndetësore është kthyer vetëm tek trajtimi jashtë vendit.

Kollçaku ka thënë se aktualisht janë në fazën e përgatitjes së pakos bazike për sigurime shëndetësore.

E ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri, ka thënë se 80 për qind i aktivitetit të Fondit fokusohet në programin për trajtim jashtë vendit, në program me të cilin sipas tij, janë evidentuar shumë probleme por edhe borxhe mbi 30 milionë euro.

Ai ka thënë se deri më tani nuk është bërë asnjë ndryshim në udhëzimin administrativ sa i takon këtij programi.

Kaçuri u shpreh se përkundër sfidave që kanë me një plan konkret dhe harmonizim te gjithë akterëve shpresojnë që në një të ardhme jo të largët të fillojnë implementime të skemës për sigurime shëndetësore. (ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendësndihmëssekretarin…