Gëzhojat e kallashit dhe të pistoletës në Marec i ka gjetur, tash policia po i kërkon armët
11 korrik 2022
| 09:11
Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Marec të Prishtinës menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur dhe konfiskuar 20 gëzhoja të armës automatike AK-47 dhe 41-gëzhoja të pistoletës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.