Gëzim Hazrolli gradohet në gjeneralmajor
12 mars 2018
| 14:41
Gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli është graduar nga presidenti Hashim Thaçi në gjeneralmajor.
Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” një burim brenda MFSK-së.
Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli tani do jetë drejtor i operacioneve në Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).
Hazrolli ka qenë zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore (KFT).
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore dhe në pajtim me rekomandimin e përbashkët të Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, javën e kaluar ka bërë edhe disa gradime dhe emërime të reja në Forcën e Sigurisë së Kosovës.