Gëzim i përgjysmuar
25 tetor 2018
| 21:06
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, i cili është vëllai i të liruarit nga burgu,Jahirit, ka thënë se pa lirimin edhe të Sylejman Selimit, për familjen Demaku, gëzimi është i përgjysmuar.
“Sot është liruar vellai ynë Jahiri, gëzim i gjysmuar pasi ende nuk është liruar edhe Sylejman Selimi. Gjeneral të presim sa më shpejt në liri që të gëzohemi bashkë”, ka shkruar Fadil Demaku në llogarinë e vet në “Facebook”.