Gëzim Kelmendi rizgjedhet kryetar i partisë Fjala
05 shtator 2019
| 09:11
Partia Fjala ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor.
Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Gëzim Kelmendi është zgjedhur kryetar i partisë Fjala.
Në fjalimin e tij para delegatëve, Kelmendi tha se kjo parti do të punojë që të ndryshohet kjo mendësi politike.
“Do të punojmë që politikani të jetë në shërbim të qytetarit. E kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagës dhe privilegjeve tjera të politikanëve të Kosovës. Do të punojmë që të jetësohet amaneti i dëshmorëve të rënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Kelmendi.
Ai ka thënë se populli i Kosovës nuk duhet të dorëzohet para të keqes aktuale në vendin tonë.