Gëzim Kelmendi: S’u pranova në Listën për Familjen, shkak deklarimi për Skënderbeun
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelemendi, thotë se i është refuzuar kërkesa që ai t’i bashkëngjitet Listës për Familjen.
Ai deklaroi se kjo u bë për shkak të deklarimeve të tij për Skënderbeun në vitin 20213.
“Arsyet pse ata nuk po më dëshirojnë mua Gëzim Kelmendin janë për shkak të deklarimeve të mia për Skënderbeun në vitin 2013. Bile ata nuk janë ndalur te Skënderbeu, por e kanë cekur edhe Nënë Terezën. Sa i përket Nënë Terezës ata kanë shpifur për mua, ngase unë kurrë nuk kam deklaruar diçka për Nënë Terezën”, u shpreh Kelmendi.
Në komunikatë tutje thuhet se ai këtë e vlerësoi si një përgjigje nënçmuese, degraduese dhe me tendencë linçuese.
“Është një përgjigje fyese, nënçmuese, degraduese dhe me tendencë linçuese për FJALËN në përgjithësi dhe Gëzim Kelmendin në veçanti! Kjo është përgjigja e tij: Ne “Lista FAMILJA” nuk vijmë në Partinë FJALA. Por munden vetëm 5 kandidat të FJALËS me ardhë në “Listen FAMILJA”. Por Gëzim Kelmendi nuk bën me ardhë. Gëzim Kelmendin nuk e pranojmë dhe ai nuk duhet me kandidu fare për deputet”, shtoi ai.