Gëzimi për pajisjen më patentë shofer, nuk doli siç mendohej për mërgimtarët në Gjermani
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka folur për Kiks Kosovën dhe ka shpjeguar për qytetarët procesin e konvertimit të patentë shoferëve kosovarë.
Por situata me patentë shofer nuk doli ashtu siq edhe ishte propaganduar.
Pas shumë vjet negociatash, me 12 shkurt të këtij viti Bundestagu gjerman i dha dritën jeshile njohjes se patentë shoferëve për kosovarët që jetojnë në Gjermani.
Një muaj me vonë me 6 prill 2022, marrëveshja u finalizua me nënshkrimin e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë, Oliver Luksic, njofton Klan Kosova.
Menjëherë pas kësaj, kosovarët ashtu siç u udhëzuan filluan aplikimin, dikush në institucionet përkatëse të Gjermanisë (Führerscheinstelle), e të tjerë në 6 konsullatat e Kosovës në Gjermani.
Gëzimi për pajisjen më patentë shoferë, nuk i doli diasporës ashtu siç mendohej.
Bazuar në deklarimin e një kosovari që jeton në Gjermani, institucionet e Kosovës ka javë të tëra që nuk po përgjigjen në kërkesën e Entit Federal të Transportit Motorik, për rastin e tij.
Ai ka rrëfyer për KiKS Kosovën dhe na ka ofruar komunikimin elektronik mes tij dhe entit ku i sqarohet se problemi qëndron tek Kosova, e cila ende nuk i ka kthyer përgjigjen për verifikimin e kërkuar.
Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë dhe ta marrin patentën këtu.
Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”.