
Giacobbe: Viti 2021 provoi se partneriteti ShBA-Kosovës është më i fortë se kurrë
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka thënë se viti 2021 ka provuar se partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.
“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe në “Twitter”.
Në videon e publikuar në fillim përmendet donacioni amerikan i vaksinave për Kosovën, dhe gjithashtu shkuarja e ushtarëve të Kosovës në Kuvajt në kuadër të ushtrisë amerikane atje.
Gjithashtu është përmendur edhe strehimi i afganëve dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
2021 demonstrated the perseverance and the resilience of Kosovo and Kosovans. It also proved the partnership between 🇺🇸 and 🇽🇰 is stronger than ever. Here are just a few examples of the progress we’ve made together this year. Happy New Year! https://t.co/9y8xLI6Ige
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 31, 2021